Katër shtetase të huaja arrestohen në Vlorë për prostitucion

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.12.2024, 16:45

Katër shtetase të huaja, nga Kolumbia, Venezuela, Kazakistani dhe Moldavia, janë proceduar penalisht në Vlorë për prostitucion.

Bëhet fjalë për shtetaset me inicialet A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit