Ilir nuk kërkon lëmoshë as kur është i uritur

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.12.2024, 13:27

Ilir Kurti është një qytetar i thjeshtë i cili të prek zemrën me karakterin e tij të fortë dhe qëndrimin dinjitoz.

Edhe në momentet më të vështira, ai nuk kërkon kurrë lëmoshë.

Ata që e njohin tregojnë se kur dikush i ofron të holla, ai menjëherë shkon dhe blen bukë për të shuar urinë. Pavarësisht vështirësive, Iliri ruan krenarinë dhe përpiqet ta përballojë jetën me dinjitet.

“Ilir kurti nuk kerkon lemosh kurr edhe nese eshtë I uritur Kjo pasi kur I falim lek ai dhkon menjeher dhe I ble buk Dhe fillon ta hajë kush e njeh dhe kush ka munsi le ta ndihmoj.

Eshte me banim nga fshati Rrubjekt ai del shpesh here në qender maminas pran koshave duke pritur per te hedhur te tjeret kanace dhe per ti mbledhur.

Po ku ka nr celulari ky I shkreti ky te llogarise por un e takoj shpesh rrin duke pritur njerin cdo nat per ti transportuar kanacet. Sdin llogarisi nuk asht I afte menderisht”

Kush ka mundësi dhe dëshirë, mund ta ndihmojë Ilirin në mënyra të ndryshme. Bamirësia s’bën asgjë më shumë se pasurimin e shpirtit.

Në fund të fundit është humanizmi ajo vlerë që na bën bashkë të gjithëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit