Fatjoni, sekretari i “Partisë më të madhe në vënd” kërkon votat e Diasporës: Nesër dua emrat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.12.2024, 13:04

Më 11 maj në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet parlamentare 2025.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë edhe emigrantët, shqiptarët e Diasporës, do kenë të drejtë vote dhe për momentin vëmendja kryesore e qeverisë është te ky grup.

Partia Socialiste me në krye Edi Ramën prej disa muajsh tanime ka zhvilluar edhe takime me shqiptarët në kryeqytetet kryesore ku ka emigrantë shqiptarë, ndërsa detyra kryesore e drejtuesve të partisë është mbledhja e emrave të emigrantëve në Diasporë.

Punonjësit e administratës po vihen nën presion për të siguruar sa më shumë emra, që përkthehen automatikisht në votues.

Në Divjakë, Fatjon L, sekretari ekzekutiv i Partisë Socialiste ose siç e quan ai “Partia më e madhe në vënd” po kërkon me ngulm listat me emrat e shqiptarëve në Diasporë.

Një punonjëse e bashkisë Divjakë ka treguar për JOQ ALBANIA se Fatjoni u ka kërkuar formularë personal me emrat e të afërmve që punonjësit kanë në Diasporë dhe për këtë ka vendosur edhe ditë fikse për dorëzimin.

Ndërkohë që vlen të thuhet se ky nuk është rasti i parë që punonjësit e administratës vihen nën presion për të siguruar emra votuesish si brenda vendit apo si tani jashtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit