Lumi Gjanica, që kalon përmes qytetit të Fierit, vazhdon të ndotet në mënyrë alarmante. Kompanitë e naftës po shfrytëzojnë rastet me reshje shiu për të derdhur mbetje hidrokarbure, duke e bërë situatën ende më të rënduar.
Pamja e lumit është dëshpëruese, ndërsa aroma e rëndë dhe mbytëse ka shqetësuar banorët e zonës.
Pavarësisht denoncimeve të shumta dhe kërkesave për ndërhyrje, situata vazhdon të përkeqësohet.
Qytetarët e indinjuar kërkojnë një veprim të menjëhershëm nga institucionet për të ndalur ketë masakër dhe për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin publik.
Ata i bëjnë thirrje autoriteteve të mos mbyllin sytë para këtij problemi dhe të marrin masa të rrepta ndaj kompanive që po dëmtojnë lumenjtë dhe ambientin.