I vihet tritoli lokalit në Vlorë, në pronësi të një femre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.12.2024, 08:17

Një shpërthim me tritol ka tronditur Vlorën mëngjesin e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të një shtetaseje.

Si pasojë e shpërthimit ka dëme të shumta materiale dhe shkaku dyshohet të jetë për hakmarrje, pasi bar-restoranti ku u vendos sasia e lëndës plasëse (tritol) ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, i cili është ekzekutuar në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen Hajro Çakërri me breshëri plumbash.

Ndërkohë që lokali ka qenë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.

Lokali është në emër të nënës Resmie Birçaj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të një shtetaseje ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit