Fëmijët gjithnjë e më të kequshqyer, rritje e ndjeshme e numrit të fëmijëve mbipeshë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.12.2024, 19:50

Kequshqyerja te fëmijët po bëhet një problem serioz që kërcënon shëndetin, kryesisht për shkak të konsumimit të ushqimeve të pashëndetshme, si ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme. Nutricionistët paralajmërojnë se këto zakone ushqimore po rrisin rrezikun e obezitetit, diabetit dhe çrregullimeve metabolike te të vegjlit, duke u bërë një sfidë edhe në Shqipëri.

Specialistët theksojnë rëndësinë e aktivitetit fizik si masë parandaluese për obezitetin. Fëmijët që ushtrohen rregullisht, të paktën tre herë në javë, kanë më pak gjasa të grumbullojnë kalori të tepërta, në krahasim me ata që kanë një mënyrë jetese sedentare dhe konsumojnë vakte të mbingarkuara kalori.

Raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë një rritje të ndjeshme të fëmijëve mbipeshë në vitet e fundit, të nxitur nga kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik. Specialistët apelojnë për një qasje të balancuar që kombinon ushqimin e shëndetshëm me lëvizjen për të mbrojtur shëndetin e brezit të ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit