Vrau kreun e UnitedHealthcare, gjendet çanta e autorit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.12.2024, 19:10

Tre ditë pas të shtënave ndaj shefit ekzekutiv të "UnitedHealthcare", Brian Thompson, jashtë hotelit "Hilton" në Manhattan, policia ende nuk ka identifikuar autorin.

Pamjet e sulmit tregojnë të dyshuarin me një çantë shpine gri, ndërsa hetuesit e kanë gjetur atë çantë në "Central Park" dhe po e dërgojnë për analizë në një laborator për të zbuluar prova të mundshme.

Policia beson se i dyshuari ka lënë Nju-Jorkun me autobus menjëherë pas sulmit. I dyshuari e fshehu identitetin e tij me një maskë gjatë gjithë kohës që ishte në qytet dhe dukej se paguante me para të gatshme në objektet ku u kap në kamera.

Ndërkohë, FBI tha se po ofron një shpërblim deri në 50,000 dollarë për informacionin "që çon në arrestimin dhe dënimin e individit përgjegjës për këtë krim".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit