Duket se banorët e Kamzës kanë refuzuar të kalojnë nën ylberin e tunelizuar të Rakip Sulit.
Ata kanë shprehur zemërimin për mbështjelljen e qytetit me ngjyrat e flamurit të LGBT për festa.
Pas revoltës së tyre, tuneli shumëngjyrësh po çmontohet nga bashkia.
“Prsh JOQ te lutem publikojeni pak kete tunelin e LGBT qe ka vu bashkia kamez me rastin e festave te fundvitit”,-ishte denoncimi i qytetarit në JOQ Albania.
Rakip Suli vendosi së fundmi një tunel shumëngjyrësh në Kamëz si pjesë e dekorimeve për festat e fundvitit.
Struktura, me ngjyra që krijojnë një efekt ylberi, shkaktoi reagime mikse tek kamzalinjtë.
Banorët e Kamzës e denoncuan në JOQ instalacionin të cilin e pritën me pakënaqësi, duke e interpretuar si një simbol të lidhur me komunitetin LGBTQ+.
Këto pakënaqësi ngjallën diskutime të shumta mes banorëve mbi preferencat dhe zgjedhjet e kryebashkiakut Rakip Suli për ta sjellë këtë dizajn në Kamëz.
View this post on Instagram