Kompania e ndërtimit kërkon para për librezat e ujit, qytetari: Furnizohemi me ujë pusi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 07.12.2024, 14:30

Një banor në zonën “Univers City” ka ngritur shqetësimin pranë redaksisë sonë se kompania Ales Construction, e cila operon në ndërtesën ku ai jeton, ka kërkuar pagesën prej 10,000 lekësh për tërheqjen e librezave të ujit.

Sipas qytetarit, kjo kompani ka hapur kontrata në emër të banorëve dhe ka kryer pagesat për këto kontrata.

Problemi lind, sipas denoncuesit, pasi ndërtesa furnizohet me ujë nga një pus, i cili nuk klasifikohet si i pijshëm. Në pallat, thuhet se janë shpërndarë dokumente që konfirmojnë se uji nuk është i sigurt për konsum njerëzor.

Qytetari shkruan:

Pershendetje, ky email vjen nga kompania Ales Construction. Jam banor ne Univers City. Dua ta denoncoj si rast, sepse kjo kompani , ka hapur kontrata uji ne emer t banoreve, ka bere edhe pagesen e kontratave, e tashi kerkojne pagese 10.000 lek, per terheqjen e librezave. Deri ketu jemi ne rregull, por ne nuk kemi uje te pijshem, pallati jone furnizohet me pus, jo i pijshem, do dergoj edhe letrat n pallat thone uj jo i pijshem.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit