U denoncua i zhdukur, gjendet i pajetë 33-vjeçari në Durrës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.12.2024, 16:23

Një ditë pasi babai denoncoi zhdukjen e të birit, policia gjeti trupin e pajetë të 33-vjeçarit nga Durrësi.

Ai u gjet në një kanal me ujë, pranë banesës së tij në lagjen nr. 15, Durrës.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës”, informon policia.

Autoritetet kanë kryer këqyrjen paraprake të trupit dhe nuk kanë konstatuar shenja dhune, duke sugjeruar se rasti mund të jetë aksidental. Dyshohet se 33-vjeçari mund të ketë rrëzuar nga ura dhe ka rënë në kanal, ku është mbytur.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit