Fqinjët e Alba Cenkos: Jemi të tronditur, ishte njeri shumë i mirë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 06.12.2024, 15:18

Familja e Alba Cenkos në Çermë-Proshkë, Lushnjë, ka hapur dyert e mortit pas marrjes së lajmit se dhëndri i kishte vrarë vajzën në shtëpinë ku jetonin në Athinë.

Sipas informacioneve, Kastriot Cenko, një javë pas kryerjes së vrasjes, njoftoi policinë greke, duke pranuar se kishte vrarë bashkëshorten për arsye xhelozie dhe se trupin e saj e kishte fshehur në papafingon e banesës.

Banesa ku jetonte çifti së bashku me nënën e Kastriotit, në Shën Pjetër, Fier, është e mbyllur.

Ngjarja ka tronditur fqinjët, të cilët shprehen se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt mes Kastriotit dhe Alba Cenkos. Një nga fqinjët tha: "Nuk di çfarë të flas, nuk flas dot. Ajo si njeri ishte shumë e rregullt. Edhe vetë nuk po e kuptojmë sesi e bëri këtë."

Një tjetër dëshmitare, vjehrra e motrës së viktimës, tregoi se për disa ditë, nusja e saj nuk mund të lidhej me motrën e saj dhe ishte tepër e shqetësuar. Sipas saj, mesazhet që dërgoheshin nga telefoni i Albës nuk ishin shkruar prej saj, dhe përgjigjet e Kastriotit në telefon ngritën dyshime.

Çifti Cenko kishte dy fëmijë, të moshës 9 dhe 12 vjeç, të cilët nuk ishin të pranishëm në momentin e vrasjes. Për disa ditë, ata jetuan në të njëjtën shtëpi me trupin e pajetë të nënës, pa e ditur këtë fakt.

Ngjarja e rëndë u zbulua pasditen e së enjtes, kur autori njoftoi vetë policinë për krimin e kryer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit