Rrugët e Kamzës dëmtojnë makinat që kalojnë, qytetari: Bashkia na ka harruar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 06.12.2024, 15:00

Situata e rrugëve të pakalueshme është realitet i ditëve që po jetojmë në gjithë vendin. Së fundmi në redaksinë tonë kanë ardhur shumë raste e denoncime për vështirësitë me të cilat përballen.

Diçka të tillë përjetojnë çdo ditë edhe banorët e Kamzës. Një qytetar i revoltuar na shkruan, duke i bërë thirrje pushtetit vendor për gjendjen në të cilën jetojnë dhe duke tërhequr vëmendje për ndërhyrjen e munguar.

"Prsh JOQ ju lutem publikojeni pak Ta shohi Z. Rakip Suli ktu jemi ne Kamez “Rruga kacaniku” “Lagjia nmr 7” shikojeni ne cilien gjendje jemi na kan harruar fare. FIm JOQ (Nuk kalohet me makine na prishen makinat )", – shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit