Banorët e Kombinatit “të përmbytur”, detyrohen të hapin vetë pusetat kur bie shi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 06.12.2024, 12:33

Kushtet e rrugëve në zonën e Kombinatit, mbeten një problem për qytetarët, por mbi të gjitha për banorët që jetojnë çdo ditë aty. Pusetat e bllokuara dhe të tjera mangësi të sistemeve të kanalizimeve bëjnë që çdo ditë rrugët, deri në hyrje të pallateve, të jenë të mbuluara nga uji.

Një qytetar ka raportuar në redaksinë tonë një problem të vazhdueshëm me përmbytjet në rrugën "Musine Kokalari" në Kombinat, pranë shkollës "Musine Kokalari". Sipas qytetarit, situata bëhet problematike edhe kur nuk bie shi, ndërsa në ditët me reshje ujërat përmbytin hyrjet e pallateve përreth.

Banorët e zonës janë detyruar të ndërhyjnë vetë duke hapur pusetat për të larguar ujërat, por duket se ato janë të bllokuara, dhe kështu problemi s’ka marrë asnjëherë një zgjidhje përfundimtare.

Denoncuesi njofton se ka bërë një raportim në aplikacionin “Tirana Ime” që prej një muaji. Pavarësisht përgjigjes zyrtare se çështja do të trajtohet nga departamenti përkatës, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për zgjidhjen e situatës.

Ky problem kërkon një ndërhyrje urgjente për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të banorëve dhe pronave në zonë si dhe për të lehtësuar lëvizjet e tyre të përditshme, në një periudhë që reshjet e shpeshta përshkallëzojnë problemin.

E kam mar ukt per nje prb qe kemi. Me ka then merni dpn2. E mar ne tel me thot shkruani te aplikacioni tirana ime se pertonte zonja ta adresonte si problem. Kjo eshte situata tani qe spo bie shi. Kjo eshte situata kur bie shi dalin dhe vet banoret qe hapin pysetat per te ikur uje po ato si duket jan te bllokuara dhe uje hyn deri ne hyrje pallatit. Ndoshta ju degjojne juve. Tek aplikacioni ka 1 muaj qe i kam shkruajtur kan kthyer pergjigje do meret departamenti perkates po ska ardhur asnje. Rruga Musine Kokalari ne kombinat ngjitur me shkollen Musine Kokalari”, – shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit