Detaje nga ngjarja në Greqi, fëmijët nisën të kërkojnë nënën pasi nuk e gjejnë në shtëpi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 06.12.2024, 11:15

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen tragjike të familjes shqiptare në Greqi. Sipas mediave vendase, 39-vjeçari Kastriot Cenko ka goditur me çekiç gruan e tij, Alba Cenko, dhe më pas e ka mbytur.

Shkaku i ngjarjes dyshohet të jetë një telefonatë që gruaja ka marrë nga një mik i saj, teksa ndodhej në tualet për të folur. 39-vjeçari dyshohet se ka dëgjuar telefonatën, është zemëruar dhe ka kryer veprën e rëndë.

Pas krimit, ai ka mbështjellë trupin e gruas me çarçaf dhe plastikë, duke e fshehur në papafingo. Të nesërmen, kur fëmijët e tyre u zgjuan dhe pyetën për nënën e tyre, babai i ka thënë se ajo kishte shkuar në punë. Pas kësaj, ai i ka çuar fëmijët te vëllai i tij.

Më vonë, autori ka telefonuar autoritetet, duke rrëfyer krimin dhe duke deklaruar se kishte vrarë gruan e tij disa ditë më parë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka zbuluar trupin e gruas në papafingo, mbështjellë me materiale plastike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit