Arrestohet burri nga Lipjani për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2024, 09:53

Një person është arrestuar mesditën e së enjtes në Lipjan pasi në telefonin e tij kishte materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Policia ka bërë të ditur se hetimet në lidhje me rastin kanë nisur kohë më parë ndërsa të enjten rreth orës 11:00, u bë i mundur arrestimi i të dyshuarit.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Në cilësi të provës materiale është sekuestruar telefoni i të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit