Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2024, 22:54
Një familje shqiptare është përballur me një tragjedi të rëndë pas vrasjes së djalit të tyre në Angli.
Familjarët e Indrit Mustafaj, i cili u vra natën e së shtunës, më 23 nëntor, për shkak të një ngatërrese objektivi, i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e shqiptarëve.
Për të përballuar shpenzimet për kthimin e trupit të pajetë të Indritit në Shqipëri, ata kanë hapur një GoFundMe, pasi nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar këto shpenzime.
Në apelin e tyre në platformën GoFundMe, familja ka shkruar:
Natën e së shtunës, më 23 nëntor, humbëm tragjikisht djalin tonë Indrit Mustafaj. Ai na u mor shumë herët si rezultat i një sulmi të dhunshëm, për shkak të një ngatërrese objektivi. Faji i tij i vetëm ishte që ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Indriti ishte një djalë punëtor dhe i përkushtuar ndaj familjes, i cili ka punuar ndershmërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte vetëm 26 vjeç dhe, si djalë i vetëm, ishte shtylla kryesore ekonomike për familjen e tij në Shqipëri, të cilën nuk e kishte parë për më shumë se 7 vite. Ai po planifikonte të udhëtonte në Shqipëri muajin tjetër për të surprizuar familjen për ditëlindjen e tij dhe për t’u fejuar. Fatkeqësisht, këto ëndrra nuk do të bëhen kurrë realitet. Na nevojiten donacione për të sjellë trupin e tij në Shqipëri, ku ai mund të prehet në paqe, sipas dëshirës së familjes së tij, dhe të marrë lamtumirën që meriton. E vlerësojmë çdo mbështetje dhe donacion që mund të bëni. Faleminderit."
Familja apelon për solidaritet dhe ndihmë nga shqiptarët në të gjithë botën për të mundësuar kthimin e trupit të Indritit në Shqipëri.
Kushdo që ka mundësi dhe dëshiron të ndihmojë mund të kontribuojë në GoFundMe-n e hapur nga familja e tij.
KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR