La pas dy fëmijë të mitur, kjo është shqiptarja që u vra nga burri në Athinë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2024, 22:07

Gruaja që shihni në foto është Alba Cenko, shqiptarja e cila u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Athinë.

Ajo la pas dy fëmijë të mitur të moshave 9 dhe 12-vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e kaluar, por autori e lajmëroi policinë pasditen e sotme për krimin makabër që kishte kryer.

Mediat greke raportuan se 39-vjeçari e kishte vrarë bashkëshorten e tij duke e goditur me çekiç dhe duke e mbytur me duar.

Ai ka deklaruar para policisë se i mori jetën gruas së tij për shkaqe xhelozie. Ngjarja ndodhi kur fëmijët e çiftit ndodheshin në shkollë.

Trupi i pajetë i viktimës u mbajt në papafingo nga autori i krimit të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit