Fshati Lohë e Sipërme, në njësinë Shkrel të Malësisë së Madhe, ka mbi një muaj e gjysmë që po përballet me mungesë uji. Tubat e ujësjellësit janë të bllokuar dhe, edhe pse banorët kanë denoncuar situatën, nuk ka pasur ndërhyrje për të zgjidhur defektin.
Banorët e fshatit janë drejtuar disa herë te kryetari i bashkisë, prefektura e Shkodrës dhe Drejtoria e UKQSH, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, pasi mungesa e ujit ka ndikuar në jetën e tyre të përditshme.
Mesazhi i qytetarit:
"Dua te bej një shqetësim për fshatin Lohe E Siperme njesia administrative Shkrel Malesi e Madhe Ka mbi nje muaj e gjysmë qe nuk vjen uji. Eshtë bllokuar tubi dhe nuk i bjen ndërmend te bjen nji fadrom dhe nje saltatot qe ta rregullojnë defektin. Banorët e fshatit jan drejtuar kryetarit te bashkisë, prefekturës se qarkut Shkodërsi dhe drejtorisë te UKQSH dhe ska patur asnje përgjigje deri tani."