Një shofer 60-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë.
Raportohet se viktima, i identifikuar si shtetasi B.F., kishte ndaluar makinën e tij në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë për shkak të një defekti teknik në momentin që është përplasur nga automjeti tip Ford, i drejtuar nga shtetasi K.O.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima nuk kishte ndezur sinjalet, ndërsa u përplas teksa ndodhej jashtë nga zhvendosja e makinës së tij pasi u godit nga mjeti tip Ford.
60-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit, ndërsa drejtuesi i Ford është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.
Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.
Drejtuesi i automjetit tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.