Autori i ngjarjes makabre në Greqi, ku vrau me çekiç gruan e tij, quhet Kastriot dhe çifti janë me origjinë nga Fieri. Ata janë prindër të dy fëmijëve të mitur, dy djem 9 dhe 12 vjeç, të cilët nuk dinin për krimin që kishte kryer i ati. Ky i fundit u kishte thënë se nëna e tyre kishte larguar për të vizituar të afërmit, ndërsa trupi i saj ndodhej në papafingon e shtëpisë.
Kur policia mbërriti në shtëpi, gjeti trupin e pajetë në papafingo, të mbuluar me qese të zeza, prej nga vinte një erë e rëndë. Nga ana tjetër, fqinjët dëshmuan se ndihej kudo aroma e rëndë e kufomës dhe pas vrasjes, autori u ul në kafe, ku shfaqej i tensionuar.
Mësohet se trupi i pajetë kishte që të enjten e kaluar në papafingo.