Janë zbardhur detaje të tjera nga vrasja makabre në Athinë, ku 39-vjeçari shqiptar vrau gruan e tij me çekiç dhe fshehu trupin e pajetë në papafingo.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur një javë më parë kur dy fëmijët e çiftit kanë qenë në shkollë, ndërsa ditën e sotme vetë ai ka njoftuar policinë dhe ka dëshmuar krimin tronditës.
Autori pretendon se arsyeja pse vrau gruan e tij, ishte se kjo e fundit kishte lidhje jashtëmartesore me një burrë nga rrethi i tij i miqve.