Rritet numri i të rinjve që vuajnë nga zemra në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.12.2024, 18:34

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekshmërisë në Shqipëri dhe situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese te të rinjtë. Numri i personave të kësaj grupmoshe që paraqesin faktorë rreziku ose vuajnë nga këto sëmundje është në rritje. Faktorët kryesorë përfshijnë hipertensionin, i cili lidhet ngushtë me kequshqyerjen, mungesën e aktivitetit fizik, konsumimin e tepërt të kripës dhe yndyrnave.

Përmirësimi i stilit të jetesës, përfshirë ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik të rregullt dhe reduktimin e konsumit të kripës dhe yndyrnave, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të problemeve të zemrës dhe lehtësimin e simptomave. Gjithashtu, kontrollet e rregullta te mjeku janë të rëndësishme për parandalimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare.

Trashëgimia, diabeti dhe nivelet e larta të yndyrnave në gjak janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm rreziku për zemrën. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet që, nëse hasin ndonjë shenjë shqetësuese, të konsultohen menjëherë me mjekun dhe të kryejnë kontrolle periodike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit