18-vjeçari aksidenton për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Laç

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2024, 15:20

Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar në aksin Milot-Laç.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme dhe pavarësisht transportimit në spital, i moshuari me iniciale P.B nuk ka mundur të mbijetojë.

Për këtë ngjarje tragjike është arrestuar shoferi 18-vjeçar, Glenis Lleshaj ndërsa rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga grupi hetimor.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Glenis Lleshaj, 18 vjeç, banues në Kurbin, pasi ditën e djeshme, në rrugën "Milot-Laç", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. B., 75 vjeç, banues në Kurbin, këmbësor, i cili për shkak të dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital, ditën e sotme”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit