Trupi i një të riu shqiptar u nxor nga zona detare në kanalin e Korinthit mëngjesin e së enjtes.
Sipas burimeve, punonjësit e një kompanie që punon në projekte në kanalin e Isthimou kanë gjetur trupin e një personi në ujërat e kanalit, pranë Poseidonia Korinth.
Viktima është identifikuar si Adi Cengu, 30 vjeç, nga Tirana, banues në Lehaio, Korinth. Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i II Portual Isthimou i Autoritetit Portual të Korinthit, ndërsa për përcaktimin e shkakut të vdekjes është urdhëruar autopsia.
Trupi është transferuar në spitalin e përgjithshëm të Korinthit.