Adil Behramaj: Bashkim Smakaj është ish-ushtar i UÇK-së dhe një hero i heshtur i shtetit të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2024, 13:55

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale. Ai thotë se një ditë pasi Hashim Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, menjëherë në Prishtinë filloi arrestimet Zyra e Prokurorit të Specializuar

“Ky është një persekutim klasik ndaj njerëzve që në formë direkte apo indirekte kanë lidhje me UÇK-në dhe krerët e saj në Hagë. Bashkim Smakaj është ish-ushtar i UÇK-së dhe një hero i heshtur i shtetit të Kosovës”, ka thënë Behramaj.

Sipas tij, sot, Prokuroria e Gjykatës Speciale është shndërruar në ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe jo të arrestuarit e saj në Hagë. Rikujtojmë se sot janë arrestuar Isni Klilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit