Gjendet pranë një kanali trupi i pajetë i shqiptarit në Greqi, dyshimet e para

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 05.12.2024, 12:42

Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në kanalin e Istmit në Korinth, sipas njoftimit të autoriteteve greke. Trupi i viktimës u zbulua nga punonjësit që po kryenin punime për pastrimin e kanalit.

Autoritetet konfirmojnë se viktima është shtetas shqiptar, por ende nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Dyshimet e para të hetuesve flasin për një vetëvrasje të mundshme, por nuk përjashtohen pista të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit