Nxënësit e shkollës në Këlcyrë bojkotojnë mësimin për shkak të mungesës së ngrohjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2024, 13:18

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Kamber Bënja" në Këlcyrë kanë bojkotuar mësimin për dy ditë radhazi për shkak të mungesës së ngrohjes në shkollë.

Pas një investimi prej 85 milionë lekëve për përmirësimin e kushteve të shkollës, qytetarët prisnin që fëmijët të kishin kushte normale për të mësuar. Megjithatë, sistemi ngrohës i cili ishte pritur të funksiononte nga data 15 nëntor 2024, nuk ka funksionuar siç duhet, pasi kaloriferët nuk janë ndezur.

Sipas prindërve, bashkia e Këlcyrës justifikohet me faktin se ngrohja në shkollë nuk funksionon pasi ende nuk është kaluar tenderi për blerjen e lëndës djegëse. Ndërsa drejtori i shkollës, Arben Zoto, ka propozuar që prindërit të sjellin mjete alternative për ngrohjen, por kjo zgjidhje është konsideruar e papranueshme nga ata.

Në një situatë të tillë, nxënësit dhe prindërit ndihen të braktisur, duke shprehur shqetësimin se fëmijët e tyre janë të ekspozuar në kushte të rrezikshme dhe po mbeten në rrugë pa mundësinë për të mësuar në kushte të sigurta. Një prind pyet: "A mban njeri përgjegjësi për fëmijën tim?", duke theksuar se, si qytetar, ka paguar taksa për të siguruar kushte të arsimimit normal për fëmijën e tij.

Ndërkohë, sipas tyre nënpunës të Bashkisë dhe mësues po tentojnë të përçajnë nxënësit dhe prindërit. Situata ka krijuar një kaos të madh, pasi fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të ftohjes dhe mungesës së kushteve të nevojshme për mësim.

Mesazhi i prindërve:

Prsh në shkollën 9 vjecare kamber benja këlcyrë nxenesit bojkotojnë mesimin pasi sistemi ngrohës nuk vihet në dizpozicion sa do që eshtë aktiv

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare"Kamber Bënja" ne Këlcyrë bojkotojnë mësimin prej dy ditësh.

"Suksesi " i fundit i Bashkisë Këlcyrë!

Pas një investimi për shkollën 9-vjeçare "Kamber Bënja" ne Këlcyrë më në fund qytetarët menduan se fëmijët e tyre do të kishin kushte normale për të mësuar. Por çudia ndodh që ditën e parë që do të funksiononte sistemi i ngrohjes në shkollë ne datën 15 nentor 2024 kur kaloriferët nuk ngrohën. Bashkia gjeti justifikim se nuk ka kaluar tenderin e blerjes së lëndës djegëse. Kaluan dy javë pa ngrohje dhe si për ironi të fatit tani nuk punon sistemi ngrohës! Askush nuk mban përgjegjësi! Drejtori i shkollës e gjen zgjidhjen jo në mënyrë institucionale por duke iu kërkuar prindërve mjete alternative për ngrohjen!!! Ndërkohë fëmijët janë në rrugë!!! A mban njeri përgjegjësi për fëmijën tim?! Ku është ai ndërkohë që unë si qytetar kam paguar taksa që ai të jetë në shkollë duke u arsimuar dhe ne kushte normale? Vendi im i punës momentalisht është 20km larg nga shkolla ku unë mendoj se e kam te sigurt fëmijën tim.

Si mund ta mbroj unë atë?! drejtori shkollës arben zoto Ndërkohë nënpunës të Bashkisë dhe mësues brenda shkollës po angazhohen të përçajnë nxënësit dhe prindërit.

Turp i madh!!! Femijet nuk shkojnë kan ftoht po ankohen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit