Çatia e shkollës e shkatërruar rrezikon jetën e nxënësve në Tropojë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 05.12.2024, 11:20

Në redaksinë tonë ka mbërritur një video që dokumenton gjendjen e një shkolle 9-vjeçare në fshatin Çerrnicë, në Tropojë, ku nxënësit duhet të shkojnë çdo ditë e të përballen me rrezikun e pashmangshëm.

Qytetari që na shkruan, denoncon se kushtet e çatisë së shkollës paraqesin një rrezik të madh për nxënësit, veçanërisht në rastet kur fryn erë e fortë, pasi mund të sjellë dëmtime serioze ose pasoja edhe më të rënda. Pa asnjë ndërhyrje as nga autoritetet vendore, as nga ato qendrore, jeta dhe siguria e nxënësve ka mgelur një çështje e fatit dhe e kushteve atmosferike.

Në këto kushte, nevojitet vëmendje e menjëhershme nga institucionet përkatëse për të parandaluar ndonjë tragjedi dhe për të siguruar kushte më të mira për fëmijët që ndjekin mësimet në këtë shkollë.

Shkolla ne fshatin cerrnice, Tropoje catia rrezik wper nxenesit. Shkolle 9-vjecare. Nese fryen ere e madhe mund te lendoj femijet ose edhe me keq”, – shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit