Për herë të parë në histori çmimi i Bitcoin arrin 100,000$

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.12.2024, 09:53

Bitcoin ka arritur një moment historik duke kaluar për herë të parë vlerën prej 100,000 dollarësh.

Kriptomonedha e ka dyfishuar vlerën e saj këtë vit, nxitur nga adaptimi në rritje nga institucionet dhe përparimet në teknologjinë e aseteve dixhitale.

Rritja e fundit e Bitcoin-it lidhet me shpresat se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të mbështesë politika miqësore ndaj kriptomonedhave.

Kjo pikë historike u arrit vetëm disa orë pasi Trump njoftoi planin për të emëruar ish-komisionerin e Komisionit të Letrave me Vlerë (SEC), Paul Atkins, për të udhëhequr rregullatorin e Wall Street.

Atkins konsiderohet shumë më i favorshëm ndaj kriptomonedhave në krahasim me kreun aktual të SEC, Gary Gensler.

Arritja e pragut prej 100,000 dollarësh u festua gjerësisht nga entuziastët e kriptomonedhave në mbarë botën.

Vlera e luhatshme dhe shpesh dramatike e Bitcoin-it gjithmonë ka tërhequr interes, duke i bërë mbështetësit e tij të festojnë me entuziazëm arritjen e kufijve të rinj, ndërkohë që përballen me sfida gjatë rënieve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit