Joe Biden e zë gjumi gjatë konferencës ndërkombëtare në Afrikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2024, 08:59

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është kapur duke fjetur gjumë gjatë një konference ndërkombëtare për hekurudhat në Angola, në ditën e fundit të një udhëtimi të tij në Afrikë si president.

Videoja, e publikuar nga mediat botërore, tregon Bidenin duke mbyllur sytë ndërsa një përfaqësues fliste për kontributin e Tanzanisë në projektin e Korridorit Lobito Trans-Afrika. Pas kësaj, ai mbështeti fytyrën në dorë dhe qëndroi me sytë mbyllur për rreth 80 sekonda.

Samiti, ku morën pjesë krerët e Angolës, Republikës Demokratike të Kongos, Zambisë dhe Tanzanisë, u organizua për të diskutuar zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore. Në këtë samit, Biden angazhoi një financim shtesë prej 560 milionë dollarësh për projektin, duke e çuar investimin total të SHBA në 4 miliardë dollarë.

Biden ka pranuar më parë se udhëtimet ndërkombëtare mund të ndikojnë në energjinë e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit