Nënë e dy fëmijëve, Elida me leucemi ka nevojë urgjente për ndihmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2024, 13:49

Elida Saliu, një nënë e dy fëmijëve të mitur ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

3 vite më parë, Elida është diagnostifikuar me leucemi akute, por me kalimin e kohës kjo sëmundje e rëndë i ka nxirë çdo pjesë të trupit. 34-vjeçarja prej disa ditësh ndodhet në pavijonin e hematologjisë në QSUT dhe gjendja e saj sa vjen e rëndohet.

Nëna e saj, e vetmja që kujdeset për të në këto ditë të vështira, me lot në sy kërkon ndihmë. Ajo kërkon që shqiptarët të vënë dorën në zemër dhe ta ndihmojnë që ajo të rikthehet pranë fëmijëve të saj.

Apeli i familjarëve:

pershendetje JOQ ju lutem kam nje rast orgjent kam nje familjaren time qe esht ne nje gjendje kritike per jeten esht nje nen qe ka nevoj per ndihmen e gjith shqiptarve ka 2 femij te vegjel ka 3 vjet qe vuan nga nje semundje e rend per momentin ndodhet ne spitalin e tiranen doktorret thojn vetem jasht vendit kurohet nga gjendja ekonomike jan shum te varfer nese keni munci ta publikoni do ju falenderoja shum po ju nis dhe videon dhe nje numer kontakti te motres se vajzes ju faleminderit nese e postoni sepse esht orgjente ju lutem

Tel: +355 69 678 9788

Llogaria bankare:

Banka: Reiffaisen Bank

Emri: Albion Omeri

Iban: AL24 2023 1011 0000 0000 2148 2170

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit