Herë pas here, në redaksinë tonë kanë mbërritur disa denoncime nga punonjës të policisë në qarqe të ndryshme, të cilët raportojnë se prej muajsh nuk po marrin pagesat për orët shtesë, kompensimet për ushqimet dhe detyrimet e tjera financiare. Situata është e rëndë, ndërsa shumë prej tyre thonë se janë detyruar të hyjnë në borxhe për të përballuar shpenzimet familjare.
Në denoncimet e mbërritura, punonjësit shprehin se nuk janë paguar për orët shtesë 12-orarëshe që nga muaji shtator, orët e natës për muajt tetor dhe nëntor, si dhe pagesat e ushqimeve për të njëjtën periudhë. Për më tepër, raportohen mospagesa të orëve suplementare për ditët e festave dhe shërbimet në stadiume, si dhe mungesa e mbulimit të shpenzimeve për largësinë për ata që udhëtojnë nga rrethet.
Një efektiv ngre shqetësimin se, ndryshe nga qarqet e tjera ku një pjesë e detyrimeve janë shlyer, situata në Korçë mbetet e pazgjidhur, dhe kërkesat e tyre për sqarime janë përballur vetëm me përgjigje boshe dhe justifikime për mungesë fondesh.
Një situatë e ngjashme raportohet edhe nga DVP Durrës, ku punonjësit shprehin se nuk janë paguar pagat për orët shtesë që nga korriku dhe kompensimet për ushqimet.
Denoncimet e punonjësve të policisë:
Denoncimi 1
“Pershendetje Joq! Po behem edhe une shkas si ata koleget e shkodres per t’iu shkruar juve. Po iu shkruaj si faqja me e ndjekur sot dhe ku besoj se mund te degjohet “nje fjale e jona”.Kemi kerkuar kudo per te drejten tone dhe ne fund kemi marre pergjigje boshe nje ngritje supi dhe nje mimike ne fytyre. Une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne dvp korce ne sektorin e rendit.Dua te shfaq nje ankese qe kemi per sektorin e finances sepse kemi qe ne muajin shtator qe spo na japin oret shtese qe kemi punuar per 12h,oret e nates per muajin tetor-nentor,pagesen e ushqimeve per muajin tetor-nentor,oret suplementare per ditet e festave dhe stadiume,si edhe largesine per ata punonjes policie qe vijne nga rrethet. Kemi dy muaj qe kemi hyre ne borxhe,kemi familje,kemi edhe femijet ne shkolle te larte per ti ndjekur.Gjithshtu rrethet e tjera jane paguar deri diku per oret shtese,vetem ketu tek ne JO! Anonim ju lutem pasi edhe nje transferim/largim nga detyra na duhet dhe te mbetemi ne dit te hallit. Faleminderit nese merrni ne konsiderate mesazhin tone! Po dhe marrim pergjigjen nuk ka fonde ku duket dicka shume e cuditshme Sepse qytete te tjera i kane marre.”
Denoncimi 2
“Pershendetje, Punonjesit e policise se Korces, po bejn dy muaj qe nuk marin ore nate plus edhe 12 orarshin e muajit shtator. Vetem bazen po hedhin. Nderkohe qe ne fund te ketij viti digjen te gjitha oret suplementare. Apo do I hedhin ne fund te muajit, gjoja shperblim . Genjeshtrat e shtetit!!!! Po punojm kot. Te lutem anonim”
Denoncimi 3
“Pershendetje joq Un qe po te shkruaj jam nje punonjes i pol te shtetit na e kaluan rrogen dhe na kan lene 2 muaj pa or nate.”
Denoncimi 4
“prsh JOQ Jam nje Punonjes Policie ne DVP Durres. njejte si koleget tane te qarqeve te tjera qe ju kane shkruajtur dhe ne nuk na kane paguar leket e ushqimeve si dhe pagat e 12 orarshit qe nga korriku e ne vazhdim nuk na i kan paguar. anonim ju lutem.”