Kafshët e egra të cirkut ‘Marina Orfei’ i bllokon Italia, ‘Viviere’ njofton shqiptarët pas blerjes së biletave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2024, 11:00

Nga data 1 dhjetor deri më 22 dhjetor, në aneksin e stadiumit "Selman Stermasi" do të mbahet cirku Marina Orfei.

Organizatorët e këtij eventi, 'Spectapolis Tirana' premtojnë argëtim me akrobatë që fluturojnë mbi skenë, klounë dhe kafshë të egra nga e gjithë bota.

Duke qenë se kopshti zoologjik në Tiranë është i varfër përsa i përket kafshëve të egra dhe cirku shqiptar gjithashtu, fëmijët kanë nxituar të blejnë bileta për cirkun e famshëm italian që reklamohet kaq shumë në rrjetet sociale.

Por me blerjen e biletave në 'Viviere', vjen edhe befasia e papritur. Prindërit e fëmijëve kanë treguar për JOQ ALBANIA se cirku do zhvillohet pa kafshët e egra pasi për shkak të komplikimeve procuderale, ato kanë mbetur në Itali dhe nuk mund të vijnë në Shqipëri.

Ky njoftim i papritur dhe mbi të gjitha pas blerjes së biletave ka indinjuar prindërit dhe fëmijët pasi kafshët e egra ishin aryseja kryesore për të shkuar në cirk.

Prindërit thonë se për të parë kllounë dhe akrobaci mbi litar shkojnë në cirkun e Tiranës dhe nuk është nevoja të presin bileta për të parë 2 italianët. Ata kërkojnë që prindërit e tjerë të jenë më të kujdesshëm në blerjen e biletave, pasi vetë organizatorët po e tregojnë më së miri papërgjegjshmërinë e tyre.

Denoncimi i prindit:

Pershendetje Doja te publikonit kete cirkun e famshem Na eshte reklamuar prej shume kohesh qe do vije ne shqiperi , Dhe mbasi pret biletat te vjen nje njoftim i cili thote qe kafshet e cirkut kane ngelur ne itali. Bileta ka kushtuar vetem 11 euro personi, por ceshtja nuk eshte te vlera , femijet e mi prisnin me padurim qe te shikonin kafshet ne cirk

Mire eshte qe te behet publike dhe te dijne per cfare do shkojne njerezit atje Sepse te shofesh 2 kllouna italiane nuk ke pse paguam 11 euro por shikon cirkun e tiranes me 1 euro cdo fundjave

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit