Ergi Gjeçi është arrestuar pasi ka kryer 16 vjedhje në biznese të ndryshme në Tiranë.
32-vjeçari u arrestua pas denoncimeve të vazhdueshme nga JOQ ALBANIA, por edhe bizneseve e qytetarëve që ranë pre e grabitjeve të tij.
I riu përdorte forcë për të vjedhur dyqanet, marketet dhe lokalet gjatë natës. Vetëm gjatë kësaj jave ai ka vjedhur në një market në zonën e Qytet Studentit dhe ka tentuar të hyjë brenda një marketi te Pazari i Ri duke thyer xhamat.
Vlen të thuhet se Ergi Gjeçi nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga edhe më herët për drogë dhe vjedhje. 32-vjeçari është përdorues i kokainës dhe ai pikaste biznese të ndryshme ku kishte arritur që të merrte shuma parash nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.