“Na dogjën pajisjet!”: Qytetarët e Vorës të revoltuar nga luhatjet e tensionit dhe mungesa e energjisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.12.2024, 23:44

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar i zonës së Vorës, i cili ngre alarmin për problemet e vazhdueshme me energjinë elektrike.

Ai shprehet i indinjuar për ndërprerjet e shpeshta dhe luhatjet e tensionit që, sipas tij, po rrezikojnë të shkaktojnë dëme në pajisjet elektrike të banesës.

“Na dogjën pajisjet me këto luhatjet e tensionit. Në Vorë i ndezin dhe i fikin dritat për 1-2 sekonda, u bë e 4 ose e 5 herë që ndodh. Gjithmonë të paktën një herë në javë na ndodh e njëjta gjë. Nuk kanë drita fare dhe tani ka kaluar mbi dy orë!” – shprehet qytetari.

Denoncuesi thekson se është përpjekur të kontaktojë OSHEE për të raportuar situatën, por thotë se askush nuk i është përgjigjur.

“S’na hapin telefonin, na kanë marrë shpirtin! Tani do na lënë gjithë natën pa drita, siç e kanë zakon,” vijon ai.

Problemet me energjinë elektrike dhe neglizhenca e institucioneve përkatëse po rëndojnë gjithnjë e më shumë jetën e banorëve të zonës së Vorës, ndërkohë që pasojat e këtyre ndërprerjeve dhe luhatjeve po rëndojnë edhe ekonomitë familjare për shkak të dëmeve në pajisje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit