Një marshim proteste u zhvillua sërish këtë të martë, ku morën pjesë prindër dhe të rinj, të cilët kërkuan drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Ngjarja e tmerrshme ndodhi pak ditë më parë, jashtë ambienteve të shkollës "Fan Noli" në Tiranë, kur Martin Cani u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.
Protestuesit mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, ku kërkuan dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Ata e akuzuan atë për mungesë përgjegjësie në lidhje me ngjarjen e tragjike dhe për mosmarjen e hapave për të adresuar problemet që kanë çuar në rritjen e dhunës mes të rinjve.
Një protestues u shpreh:
"Minimalisht, ajo duhej të ishte përgjegjëse dhe të fliste para qytetarëve për këtë ngjarje të rëndë. Por ajo nuk ka marrë kurrë këtë përgjegjësi, edhe pse tani ka nisur të diskutohet në shkolla për mbylljen e rrjeteve sociale. Nuk ka thënë asnjëherë që këto ngjarje nisën nga këto protesta."