Minimi i masave shkëmbore, sot mbyllet përkohësisht një segment i rrugës Kijevë-Dollc

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.12.2024, 08:23

Sot në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i tretë i masave shkëmbore, nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë, e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në ora 18:00.

“Kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlen për të gjitha automjetet.

Luten pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftim të MMPHI-së.

Tutje bëhet e ditur se të gjitha ekipet dhe individët e kontraktuar apo sipas detyrës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit