Administrata Tatimore: 883.6 milionë euro tatime të mbledhura për 11 muaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2024, 18:58

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se nga janari 2024 deri më 30 nëntor 2024 janë mbledhur 883.6 milionë euro tatime.

Në njoftimin për media thuhet se kjo vlerë e të hyrave shtetit i garanton stabilitet financiar e ekonomik.

“Të hyrat e inkasuara për këtë periudhë janë hiç më pak se 90.7 milionë euro apo 11.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Se ka performancë të jashtëzakonshme, këtë së fund e ka vlerësuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar-FMN, sipas të cilëve ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara.

Sipas FMN, ATK ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e po ashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit