Goditet për vdekje një këmbësor në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2024, 14:10

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksidentet me fatalitet në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj, ku një veturë në lëvizje ka goditur për vdekje një këmbësor.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 16:59.

“Një mashkull kosovar (këmbësor) ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit