Schneeberger: Vuçiq është rrezik, e jo mbrojtje për serbët në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2024, 13:17

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka publikuar adresimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për media dhe ka thënë se për ata që ende nuk e kanë kuptuar, rrezik për serbët që jetojnë në Kosovë është vetë presidenti i Serbisë.

“Për ata që nuk e kanë kuptuar ende: Vuçiq është rrezik dhe jo mbrojtje për serbët në veri, të cilët duan vetëm të jetojnë një jetë normale dhe nuk duan të jenë veglat e mbajtjes së pushtetit dhe interesave të Vuçiqit”, ka shkruar ajo në X.

Madje ajo thotë se Asociacioni i Komunave Serbe do të ishte i dëmshëm për serbët që jetojnë në Kosovë.

Prandaj, edhe një herë: Asociacioni i Komunave Serbe nuk do ta zgjidhte konfliktin, sigurisht jo për serbët në veri, përkundrazi, do t’u jepte më tej mundësinë që ata të shantazhohen për të zbatuar interesat e Vuçiqit pa marrë parasysh interesat e serbëve në veri. Vuçiqit nuk i intereson nëse ata kanë punë, ujë apo rrymë”, ka shkruar ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit