Ngjarja e ndodhur më 10 nëntor, ku banesës së e biznesmenit Ardian Fierza në Shkodër i është vënë një sasi lënde plasëse, është zbardhur.
I dyshuari kryesor për këtë incident, si dhe për një tjetër rast të mëparshëm shpërthimi në agjencinë funerale të biznesmenit, është një 35-vjeçar me inicialet B.P., aktualisht në kërkim. Hetimet tregojnë se konflikti mes palëve lidhej me pronësinë e agjencisë funerale.
Autoritetet njoftojnë gjithashtu se motra e tij, 38-vjeçarja L.P.(R.), është ndaluar me akuzën e bashkëpunimit për të ushtruar presion financiar ndaj biznesmenit. Gjatë kontrollit në ambientet e parukerisë që ajo administronte, u sekuestruan rreth 0.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.
Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për procedura të mëtejshme, ndërsa përpjekjet për kapjen e të dyshuarit vijojnë.