Një 63-vjeçar ka humbur jetën gjatë mesnatës në Tiranë.
Shtetasi me iniciale A.T është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij. 63-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe pavarësisht transportimit në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital".