“Unë e mbaja me bukë, ai më shante”, i riu rrëfen vrasjen e Alfred Dedjas: E prita në kafe dhe e qëllova

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.12.2024, 09:47

Julian Gjoshi, 27-vjeçari që vrau me armë zjarri Alfred Dedjan është marrë në pyetje pas vetëdorëzimit në polici.

I riu ka deklaruar para grupit hetimor se Dedjan e vrau pasi ndihej i ofenduar prej tij. Ai ka treguar se me 50-vjeçarin është takuar 10 ditë më parë, por edhe aty ka patur ofendime nga viktima.

Armën e krimit ai ka thënë se e ka hedhur mes disa shkurreve, anës lokalit ku ndodhi krimi, por kontrollet për gjetjen e saj pritet të nisin sot.

“Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te Golden, pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve“.

Gjoshi pasi kreu vrasjen ka qëndruar në fshatin Shkallnur të Kavajës, në një hotel. Ai ka qëlluar 5 herë në drejtim të Dedjas, por vetëm 3 prej tyre e kanë kapur në trup duke i marrë menjëherë jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, Policia i gjeti armë zjarri edhe viktimës, teksa të dy rezultojnë të skeduar për vjedhje dhe trafik narkotikësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit