Urgjenca Pediatrike në kolaps, 370 persona në radhë dhe vetëm dy mjekë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.12.2024, 20:37

Një nënë me tre fëmijë, më i vogli vetëm dy muajsh, denoncon publikisht situatën shqetësuese në Urgjencën Pediatrike. Ajo tregon se mbrëmjen e kaluar, pasi foshnja e saj u sëmur, u detyrua të kërkojë ndihmë në urgjencë, por u përball me një radhë të gjatë prej mbi 370 pacientësh.

Sipas denoncimit, në repart shërbenin vetëm dy mjekë (në raste të caktuara, vetëm një), duke e bërë të pamundur trajtimin në kohë të fëmijëve të sëmurë. "Si mund të presësh gjithë natën të të vijë radha me një fëmijë të vogël në krahë. Imagjino përveç vizitës të bësh avull apo gjilpëra. Të nesërmen mbaroje", shkroi ajo.

Ajo kërkon që shteti të marrë masa urgjente, duke theksuar se në këto kohë virozash, prindërit ndihen të lënë në baltë dhe pa asnjë ndihmë për fëmijët e tyre.

Mesazhi i qytetares:

"Jam një nënë me 3 fëmijë, më i vogli është 2 muajsh. Mbrëmë shkova te Urgjenca e shtetit, se kisha të voglin shumë sëmurë dhe u përballa me një situatë që është për të vënë duart në kokë. Në radhë ishte numri 302, ndërkohë ne morëm numrin 370. Po si mund të ketë vetëm dy mjekë urgjenca, në shumë raste vetëm një?! Si mund të presësh gjithë natën që të të vija radha me një fëmijë të vogël në krahë?! Imagjino të bësh avull ose gjilpëra përveç vizitës. Të nesërmen përfundoje aty! Si përfundim m'u desh të ikja e të shkoja prapë në mëngjes. Ju lutem publikojeni sa prinder ndihen të pashpresë në këto ditë me këto viroza nëpër këmbë. S'kemi ku të drejtohemi."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit