"Range Rover" është automjeti më i preferuar nga hajdutët dhe grupet kriminale që kryejnë vjedhje automjetesh në Shqipëri. Gjatë periudhës janar-shtator 2024, janë raportuar 88 raste vjedhjesh automjetesh në Shqipëri, ku vetëm 47 prej tyre janë zbuluar nga policia.
Autorët e këtyre vjedhjeve janë kryesisht persona me precedentë penalë, ndërsa qarqet më problematike mbeten Shkodra dhe Tirana, me përkatësisht 17 dhe 16 raste. Pas tyre vjen Durrësi me 14 raste, ndërsa "Range Rover"-i rezulton automjeti më i preferuar nga hajdutët.
Vjedhjet kryhen kryesisht në zona me mungesë ndriçimi dhe kamera sigurie, por nuk mungojnë raste në lagje të mirë survejuara. Automjetet e vjedhura përdoren për dy qëllime kryesore: çmontohen për pjesë këmbimi ose shfrytëzohen në ngjarje kriminale, përfshirë edhe vrasje mafioze, siç është konstatuar në muajt e fundit në Shkodër dhe Tiranë.