KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në Shipol, uji të mos përdoret për pije

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2024, 16:08

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se kanë filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media pak minuta më parë në rrjetin social në Facebook.

Sipas njoftimit thuhet se momentalisht, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar.

‘’NJOFTIM.Të nderuar konsumatorë,U njoftojmë së sapo kemi filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol. Momentalisht, jemi duke punuar me kapacitet të reduktuar’’, thuhet në njoftim.

Ata kanë lutur konsumatorët që deri në njoftimin e radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjienike dhe jo për pije.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit