Shqiptarja vrau bashkëshortin në SHBA, flet familja e tij pas tragjedisë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 02.12.2024, 13:09

Sabrina Kasniqi, 27 vjeçe, vrau bashkëshortin e saj, Pajtim Kasniqi, 34 vjeç, duke e qëlluar pesë herë, përpara se të kryente vetëvrasje. Ngjarja tragjike ndodhi në katin e 45-të të kullës luksoze Beach Club II në Hallandale, pranë Miami, rreth orës 12:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Trupat e çiftit u gjetën në ballkonin e apartamentit me pamje nga plazhi i Hallandale, ndërsa gjaku pikonte në ballkonet më të ulëta. Policia po hetonte brenda apartamentit për prova të mëtejshme.

Pajtimi, nga Peja e Kosovës, ishte pjesë e një familjeje të madhe shqiptare që kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara. Sabrina, e njohur si modele me emrin e vajzërisë Sabrina Dzaferovic, jetonte me të shoqin në Astoria, Queens, New York. Çifti thuhet se kishte pasur debate të shpeshta dhe kohët e fundit kishte vendosur të ndahej. Konflikti përfundoi tragjikisht kur Sabrina qëlloi Pajtimin në gjoks gjatë një mosmarrëveshjeje dhe më pas vrau veten.

Familja e Pajtim Kasniqit ka shprehur dhimbjen dhe hidhërimin e thellë për këtë ngjarje tragjike. Motra e tij, Albana Munrett, reagoi në rrjetet sociale, duke thënë: "Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. E shkatërroi familjen time. Ne nuk do të jemi më kurrë të njëjtë."

Sabrina kishte fituar vëmendje si modele dhe ishte shfaqur në një reportazh të Inside Edition në vitin 2021. Tragjedia ka tronditur komunitetin, duke lënë pas një familje të shkatërruar dhe të rënduar nga humbja e të dashurve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit