Një 51-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë Xhafer Kamberin mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Pas disa orësh kërkime, ai u gjet në një banesë të pabanuar në lagjen “Partizani”.
Sipas burimeve, ngjarja ndodhi më 1 dhjetor, rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri, 41-vjeçari Xhafer Kamberi, po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Kontrollet për gjetjen e mjetit prerës vijojnë, ndërsa materialet e çështjes janë dorëzuar Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme.