Zjarr në Prishtinë – digjen tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2024, 09:20

Tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në “Rrugën C” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo bërti të ditur se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për persona të lënduar”,tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se hetuesit policor në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit