Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ndroq, ku Alfred Dedja, 50 vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Autori i dyshuar i vrasjes është Julian Gjoshi, 27 vjeç, kunati i Altin Hajrit, pronar i kompleksit “Golden”, ku më parë Dedja kishte punuar si menaxher.
Burime paraprake tregojnë se konflikti mes tyre lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Dedja u qëllua ndërsa ndodhej në një lokal të zonës, ndërkohë që policia gjeti një armë edhe pranë trupit të tij.
Pas ngjarjes, Gjoshi është larguar nga vendi i krimit me një automjet tip “Benz” dhe vijon të jetë në kërkim nga policia. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.